• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Jeni në shtëpi dhe nuk i rezistoni dot frigoriferit? Ja disa nga ushtrimet që mund t’i zhvilloni në shtëpi dhe të humbni kaloritë

Situata në të cilën ndodhemi ditët e fundit na ka detyruar të mbyllemi në shtëpi. Dhe problemi kryesor për të gjithë është se si mund të qëndrojmë larg frigoriferit. Kemi kohë mjaftueshëm për të gatuar ushqime të shijshme të cilave e sigurt që nuk do mundemi t’i rezistojmë dot, mirëpo kjo miqësi e tepërt me frigoriferin dhe ushqimet do të sjellë shtim në peshë. Këto kalori që do të marrim mjafton pak këmbëngulje, përkushtim për ushtrimet e mëposhtme dhe do të jeni përsëri në formën e duhur fizike.

Në mënyrë që të vini në aktivizim muskujt para se të filloni me ushtrimet bëni një nxehje duke ecur në vend për 5 minuta.

1-Ushtrimet për barkun

Shtrihuni në shpinë dhe mblidhni gjunjët përpara gjoksit tuaj si dhe afroni njëkohësisht kokën duke ngritur shpatullat. Qëndroni për disa sekonda dhe më pas shkoni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë 10 herë.

Një tjetër ushtrim që ju mund të bëni është të qëndroni shtrirë në shpinë, me këmbët e mbledhura dhe të ngrini vetëm pjesën e bustit. Përsëriteni këtë ushtrim 30 herë.

2-Ushtrimet për vithet

Një stërvitje e dobishme për muskujt e vitheve dhe kofshëve është Squat.

Hapini këmbët sa gjerësia e vitheve dhe më pas uluni duke përthyer gjunjët dhe mbajtur shpinën drejtë.

3-Ushtrimet për këmbë të tonifikuara

Qëndroni drejtë dhe ngrihuni në majë të gishtave dhe uluni duke kontraktuar muskujt e vitheve dhe këmbëve. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.

Vendosni duart mbi belin tuaj dhe ngrini një këmbë duke ngritur gjurin lart drejt stomakut. Përsëriteni këtë 50 herë duke alternuar këmbët.

Mbështetuni mbi duart dhe gjunjët dhe ngrijeni njërën këmbë paralel me tokën dhe në vijë të drejtë me shpinë. Mbajeni për disa sekonda dhe më pas përsëriteni me këmbën tjetër. Përsëriteni këtë ushtrim 30 herë me çdo këmbë.

4-Ushtrime për krahët

Qëndroni drejtë me këmbët pak të hapura dhe me pesha në të dyja duart. Ngrijini krahët drejt në lartësinë e shpatullave dhe më pas uluni. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.

5-Ushtrimet për shpinën

Qëndroni drejtë me këmbë të hapura dhe më pas përkuluni drejt para. Më pas hapni krahët anash në vijë të drejtë me shpinën dhe pesha në duar.

6-Mountain climber

Është ushtrim që vë në punë të gjithë muskujt. Merrni pozicionin tipik të push up, duart në tokë dhe duke shtrënguar muskujt e barkut lëvizni këmbët sikur po ngjiteni në mal.

7-Stili gërshërë

Shtrihuni në dysheme dhe duart vendosini nën fundshpinë. Pa hequr krahët ngrijeni njëherë njërën këmbë, pastaj tjetrën e mbani pezull në ajër për disa sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 25 apo 30 herë.