• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jeni në mëdyshje se çfarë të vishni në mbrëmje? Yjet e ‘showbiz-it’ ju sjellin modelin më ‘in’ të fustanit për këtë verë

Çdo vit stilistët e njohur ndërkombëtarë sjellin për të gjithë VIP-at e showbiz-it të huaj, por dhe të apasionuarëve pas modës trendet më të fundit të saj. Duke eksperimentuar nga ngjyrat e ndezura e deri tek modelet e më ‘in’, stilistët e njohur kanë prezantuar në pasarelat e Milanos apo New York-ut disa nga veshjet të cilat u klasifikuan si trend i verës 2019. Stili i viteve ’90 u rikthye këtë sezon vere me mini fustanet me rripa të hollë. Ky model është perfekt për sezonin e verës, pasi zbulon pjesën më të madhe të trupit tuaj. Të shumtë kanë qenë VIP-at të cilët kanë zgjedhur këtë ‘look’ për daljet e tyre publike dhe jo vetëm.

Personazhe si Hailey Bieber apo Rihanna nuk kanë ngurruar të guxojnë në këto modele fustanesh duke bërë që të gjithë sytë e publikut të përqendrohen tek ato. Nëse jeni në mëdyshje se çfarë të vishni në një mesditë apo mbrëmje gushti atëherë me siguri duhet t’i hidhni një sy fotove më poshtë:/revistawho.com