Gazeta ‘Shqip’ ka krijuar së fundmi një sonazh ‘online’ për të ditur mendimin e ndjekësve se cilin nga emisionet e përditshme ndjekin më shpesh.
Të përfshirë në këtë sondazh kanë qenë programet ‘Ftesë në 5’, ‘Wake Up’, ‘Shqipëria Live’ dhe ‘Përputhen’.
Sipas votave ‘Wake Up’ është renditur në vendin e parë si programi që shohin më shpesh teleshikuesit dhe këtë moment, moderatorja e tij, Ori Nebijaj e ka shoqëruar me disa fjalë.
“Emisioni më i ndjekur në @topchannelalpania votohet @wakeup_topchannel. Sondazhi u krye nga @gazeta_shqip. Jeni ju që na ndiqni çdo ditë më të mirët, pa jemi ne”, ka shkruar Nebijaj krah postimit në ‘Instastory’.
Me siguri ky rezultat i ka gëzuar të gjithë gazetarët e stafit të ‘Wake Up’./revistawho.com