• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Jeni gati të dukeni ‘cool’ me këto xhinse që i keni në garderobë? Mësoni si i kanë kombinuar Rihanna, Bella Hadid e Princeshë Diana

“Xhinse mami”, është ky termi që lidhet me një nga modelet më të preferuara të xhinseve që janë kthyer në një nga tendencat më të mëdha të modës në 2021. Ndonëse ky model ka dalluar që prej vitit ’80-’90, vetëm pak vite më parë beli i lartë, këmba e ngushtë dhe forma e drejtë e xhinseve dalluan edhe njëherë. Jo vetëm rehatia, por dhe mënyra se si mund të fshihni kilogramët e marrë nga ëmbëlsirat, apo në rastin e kundër kur duam të dukemi ca më shumë të kolme, i bën këto xhinse të ktheheshin në blerjen kryesore të vajzave, mami ose jo.
Për ata që kanë nevojë për një rifreskim të veshjeve, ka disa modele apo ngjyra të caktuara të cilat mund t’i konsideroni për garderobën tuaj.
Me një galeri fotosh mund të frymëzoheni edhe se si t’i kombinoni ato njëjtë si Princeshë Diana dikur, Bella Hadid, Rihanna e shumë personazhe të tjerë të njohur:/revistawho.com