Me nisjen e verës, artistët e ndryshëm do të lançojnë edhe projektet e ndryshme muzikore, të cilat dëgjohen vrullshëm në çdo ambient ku kërcehet dhe shijohet vera. Eli Fara dhe Mateus Frroku kanë bërë bashkë forcat për të sjellë një këngë verore që do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë ditëve ku temperaturat do të kapin majat. Ju bëni gati pijet freskuese, mendoni plazhin, shoqet dhe pushimet, teksa kënga po zihet ende./revistawho.com