• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Jemi njësoj”, Orinda Huta tregon se nuk ka asnjë ndryshim nga vajzat e tjera për problemet me fizikun

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Orinda Huta ka treguar se në fakt nuk ka shumë komplekse rreth peshës së saj. Moderatorja është stërvitur çdo ditë në kushtet e shtëpisë dhe ka treguar se ende nuk e ka arritur peshën që do.

“Atë copën e dhjamit që ka dalë në anësore mund ta photoshop-oja, por zgjodha që jo. Për t’i treguar të gjitha vajzave që mërziten për “dhjamin” jemi njësoj. Unë aktualisht peshoj 64 kilogramë, pesha që dua unë është 60 dhe gjatë kësaj kohe karantine duke u stërvitur në shtëpi mund të kem humbur jo më shumë se 1 kg, por jam mbledhur shumë dhe pse pa pesha të rënda. Megjithatë ndihem shumë mirë dhe mund të them që është ndër të rrallat herë që nuk e kam problem peshën mbi 60”, ka shkruar Huta krah postimit të saj.
Me siguri këto fjalë kanë frymëzuar shumë vajza të tjera, të cilat njëjtë si Orinda këtë periudhë po stërviten në kushtet e shtëpisë./revistawho.com