• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jean-Paul Belmondo, rrëmbyes zemrash deri në frymën e fundit

Profesori i Konservatorit e ka patur krye e fund gabim kur i tha se “ti kurrë nuk do të mbash një grua në krah në film apo në teatër”, sepse Jean-Paul Belmondo bëri që gratë më të bukura në botë të marroseshin pas tij.  Një joshës fatal në sheshet e xhirimit, sa edhe në jetën reale.

Hunda e shtrembër, buzët e forta, ajri gascon,(Gascony është një provincë në jugperëndim të Francës) mbiemri ‘latinlover’ i marrë nga familja me rrënjë Piemonteze, “Bebel”, siç e quanin jo vetëm miqtë e tij, ishte në gjendje t’i bënte gratë më të bukura në botë të binin në dashuri me të. Ashtu si Laura Antonelli. Ishin vitet shtatëdhjetë. “L’italienne” dhe miku e rivali i Alain Delon e deshën dhe e lanë njëri -tjetrin për tetë vjet. Një histori e jetuar në distancë, midis Romës dhe Parisit, pa asnjë dëshmi bashkëjetese, e cila përfundoi kur këngëtarja braziliane Carlos Sotto Mayor (me të cilën pati një rikthim tridhjetë vjet më vonë) hyri në jetën e aktorit.

Para Antonellit, “gruaja më e bukur në univers” sipas Luchino Visconti-t, Jean-Paul kishte bërë që Ursula Andress të binte në dashuri. Me të pati një lidhje nëntëvjeçare të stuhishme (“Ti ishe burri më posesiv që kam parë ndonjëherë”, tha ajo për të, vite më vonë). Por Gina Lollobrigida, Claudia Cardinale, Sophia Loren, ndër të tjera, dy divat e nouvelle vague Jean Seberg dhe Anna Karina gjithashtu ranë në krahët e yllit dhe në rrjetën e gossip po aq.

Sigurisht që ka pasur edhe shumë dashuri të tjera në jetën e Jean-Paul. Dhe dy dasma. Në 1952 ai shkoi në altar me balerinën Elodie Constantin, me të cilën pati tre fëmijë. Patricia, vajza e madhe e cila i vdiq në një zjarr në vitin 1994, Florence dhe Paul Alexandre, shoferi i famshëm i Formula 1. Në vitin 1966, i kapur në flagrancë pas një nate mëkati, Belmondos ju desh të divorcohej nga Elodie, duke nxjerrë në dritë pushtimin e tij të ri: aktoren dhe “Bond Girl” Ursula Andress, të cilën e la në vitin 1972 kur u takua me Laura Antonelli.

Më 29 Dhjetor 2002 dasma e dytë. Me Natty Tardivel, më shumë se tridhjetë vjet më e re se ai dhe nëna e vajzës së tij të katërt Stella. Të dy u divorcuan në vitin 2008 pas gjashtë vitesh martesë. Arsyeja e ndarjes? Një grua tjetër, natyrisht. Për të qenë të saktë, ish-lepurushja e Playboy Barbara Gandolfi, mbi dyzet vjet më e re se ai. Një marrëdhënie shumë e diskutuar: sipas thashethemeve ajo do ta shkundtte financiarisht yllin para se ai të vendoste ta linte atë në vitin 2012. Për katër vjet, Jean-Paul kishte gjetur stabilitet të dukshëm me aktoren 57-vjeçare Valerie Steffen. E fundit, sipas rendit kronologjik  e vejushave Belmondo. “Jam argëtuar si një i çmendur,” tha aktori në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2016, kur mori Luanin e Artë.  Argëtuar pafund me xhirimin e filmave, natyrisht. Por edhe duke dashuruar deri në frymën e fundit./revistawho.com