• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Je një ikonë”, Oriola Marashi tregon publikisht vlerësimin e saj për Angela Martinin

Ditën e sotme modelja e njohur, Angela Martini ka festuar ditëlindjen e saj. Në llogarinë e Martinit kanë mbërritur urime të ndryshme, midis të cilave ka dalluar dhe ai i Oriola Marashit. “Gëzuar ditëlindjen @angelamartini Kam parë gjithmonë drejt teje dhe ti je një ikonë që ndryshoi prespektivën dhe mentalitetin e modeleve në Shqipëri. Ti je mbretëresha”, ka shkruar Oriola krah fotos së Angelës në ‘Instastory’.

Martini është surprizuar nga ky urim, të cilin e ka ripublikuar shoqëruar me disa emoji zemrash. Midis postimeve të ndryshme të Angelës kanë dalluar dhuratat nga bashkëshorti i saj, trëndafilat e kuq dhe torta e ditëlindjes./revistawho.com