• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jay Z sulmon Kanye West, i dedikon këngë me fjalë ofenduese

Jay Z dhe Kanye West kanë qenë miq të ngushtë në fillimet e karrierës së tyre. Dy reperët bashkëpunuan në një album të suksesshëm, të cilin e prezantuan para fansave edhe në një turne botëror. Por kohët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar dhe është Jay Z ai i cili po i ‘hedh më shumë ujë zjarrit’. Pak orë më parë ai ka publikuar një këngë që mban titullin “What’s Free” dhe mediat e huaja e kanë interpretuar si një dedikim për Kanye West.
“Jo kapele e kuqe, jo Michael dhe Prince, unë dhe Ye

Ata u ndanë nga ty kur ti more ADN-në e Michael dhe Prince, uh

Nuk është një nga ato djemtë që ti solle

Shtëpia ime duket si një resort, shtëpia ime është më e madhe se e jotja

Bashkëshortja… (Hë pra, burrë)

Rruga ime është më e mirë, sigurisht”, thotë reperi ndër rreshta.
Të gjithë e dimë se kapelja e kuqe është një detaj, të cilin Kanye West e mban gjithmonë, pasi në këtë mënyrë ai mbështet presidentin Donald Tramp. Pjesa tjetër e vargjeve lidhet me historitë e tyre nga e kaluara./revistawho.com

CLOSE
CLOSE