• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Jay Z e mësoi notin vetëm para pak vitesh. Arsyeja do t’ju bëjë të lotoni

Jay Z ka zbuluar së fundmi në seritë e HBO Max, “The Shop: Uninterrupted” një detaj shumë të veçantë për të bijën Blue Ivy. Kur ajo ka ardhur në jetë, në 2012, reperi vendosi që të mësonte notin për të.

“E imagjinoja thjesht që ajo mund të binte në ujë dhe unë të mos mundesha ta shpëtoja. Ka qenë një metaforë në kokën time, që nëse s’do dija të notoja, s’do dija të isha baba i mirë për të. Kaq mjafton për të kuptuar si filloi marrëdhënia ime me vajzën”, u shpreh ai.

Jay Z dhe Beyonce janë prindër edhe të dy binjakëve Rumi dhe Sir që erdhën në jetë në 2017-ën./revistawho.com