• youuinsttaaffccbb
TEST
Evente, Fotot

“Jawii Bags” mbërrin në Tiranë, fotot nga festa elegante me të famshëm… Nga politika te showbiz-i, ja kush ishin të ftuar

Të apasionuarit pas çantave, tashmë kanë mundësinë të mbajnë në dorë një kualitet tërësisht “Made in Albania”. Në zemër të kryeqytetit, ka hapur dyert dyqani më i ri i çantave, “Jawii Bags”, një brand tërësisht shqiptar, i punuar me dorë nga dizenjatori Xhavit Novolani. Në ditën e inagurimit të oazit më të ri të cilësisë, këngëtarë, aktorë, politikanë, blogger-ë dhe shumë figura të tjera publike kanë prekur nga afër artin e Novolanit.

Xhavit Novolani dhe Sava Bardhi
Fatma Methasani
Olti Curri
Niko Komani
Eva Mane
Me Armand Pezën
Odeta Banushaj
Me Ulis Krajkën

Çantat kanë shumica emra femrash, ose janë të personalizuara. “Luna”dhe ”Iris” janë dy, nga shumë emrat me të cilat dizenjatori i përkëdhel krijesat e veta. Vajza të njohura të ekranit kanë vendosur t’i dhurojnë vetes diçka kaq originale dhe të personalizuar, midis tyre figura si Dafina Zeqiri, Morena Taraku, Ilda Bejleri, Hueyda El Saied, etj. Brand-i “Jawii Bags”, me larmishmërinë e modeleve, ngjyrave dhe imazheve, ofron zgjedhje për të gjitha stinët.

Por jo vetëm çanta, talenti shqiptar është kreator i unazave prej argjendi dhe gurë të çmuar të serive të limituara. Që nga fillimi i vitit 2012, i frymëzuar nga tradita familjare, Xhavit Novolani hodhi hapin më të guximshëm duke krijuar brendin “Jawii Bags”, i njohur si marka e parë e çantave në historinë e shqiptarëve. Me këtë brand Novolani, artizanatin e familjes, e shndërroi në një markë ndërkombëtare çantash, e cila po konkurron me emra të tjerë në Ballkan dhe në botë.

Rovena Dilo
Marçela Lati
Sonila Meço me bashkëshortin Drini Jasa
Me Sinan Hoxhën dhe Andrra Destanin
Anjeza Maja, Mira Kazhani dhe Sava Bardhi me stilistin
Ardit Gjebrea
Me Ardit Gjebrean
Me Monika Kryemadhin
Sardi Shehu
Me Ilda Bejlerin

Diznjatori tregon se studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Modës në Prishtinë në “Akademia Evolucion” e më pas në Stamboll vijoi studimet për teknikat dhe përpunimin e lëkurës. Dizenjatori vlerëson si eksperiencën më të mirë, aktivitetin 1-vjeçar në një nga punishtet artizanale më në zë të këtij metropolis ku zotëroi dhe teknikën e rrallë dhe sekrete në realizimin e çantave.

Përveçse në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Turqi jehona e “Jawii Bags” është dëgjuar edhe në Amerikë, pasi 8 muaj më parë, Novolani bashkëpunoi me shtëpinë e prodhimit të serialit të famshëm amerikan “Clash of the vampires” për të realizuar unazat dhe çantat që personazhet e filmit do të përdorin në seritë e reja.

Deri më sot janë krijuar rreth 230 dizajne të çantave edhe pse disa prej tyre ende nuk janë ekspozuar në treg. Midis personaliteteve të ndryshme që kanë bartur “Jawii Bags”, janë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj. Tashmë me dyqanin më të ri të hapur në Tiranë, çdo kush mund t’i bëjë të vetat dhe të krenohet me një produkt tërësisht shqiptar. / revistawho.com