Java ka nisur me temperatura të ulëta dhe kështu do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së sotme. Dita e martë do të ketë mot të kthjellët e me diell. Megjithatë temperaturat parashikohet të lëvizin nga 1 deri në 11 gradë celcius. Edhe dita e mërkurë do të ketë po të njëjtin mot, me temperaturat minimale e maksimale 5 deri në 11 gradë celcius. Fundi i javës do të sjellë rreshje shiu të tjera, duke bërë që moti të vazhdojë i freskët dhe me temperatura të ulëta./revistawho.com