Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme edhe përgjatë javës së fundit të muajit shkurt.
Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 15 °C.
Mot i kthjellët e me diell pritet të mbajë ditën e martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 15 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të ngrohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 9 deri në 15 °C./revistawho.com