• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Java e ‘Dr Florit’

Ishte 17 nëntor 2014, dita e trishtë kur Florian Kondi, i njohur në fushën e artit si Dr Flori, u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare.

Një humbje e madhe kjo, jo vetëm për familjarët, miqtë por edhe për artin shqiptar. Land Hysa, përveçse ka qënë në të njetin grup me Dr Florin, “Ëest Side Family”, ka qënë gjithashtu një nga miqtë më të afërt të këngëtarit. Për  çdo datë 17 të çdo muaji, Landi i ka dedikuar një status në rrjetet sociale mikut të tij të shtrenjtë, Dr Florit.

Pas një jave, artisti mbush plot një vit që është ndarë nga jeta dhe për këtë Landi, në llogarinë e tij të Instagramit, ka hapur “Javën me Dr Florin”, ku të gjithë njerëzit që kanë një kujtim me Dr Florin, mund ta postojnë në rrjetet sociale.

“Në kujtim të Dr. Flori do të postoj nga një këngë (por edhe të tjera) ç’do ditë deri në ditën që do të bëhet një vit nga ikja shumë e parakohshme e një artisti, shoku, kolegu, kushëriri, vëllai, babai, biri, burri e shumë më tepër, që mungon e do të mungojë. Do t’a quaj “Java Me Dr Florin” e kushdo ka një foto, kujtim, video nga koncerte etj me Dr. Flori, le t’a postojë me këtë hashtag”.

Historia vazhdon…

#WestSideFamily
#DrFlori
#RipDrFlori
#GoneButNotForgotten
#17Nentor2014

Ky është statusi që Landi ka postuar në rrjetet sociale ditën e sotme.

florin1

florin

Leave a Reply