• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Janë gjykuar se kanë puthur fëmijët në buzë, ju tregojmë pse këto nëna të njohura të ekranit kanë bërë zgjedhjen më të mirë

Të puthurit të fëmijëve në buzë është një veprim që gjithmonë ka hapur diskutime mes njerëzve. Të parët që janë gjykuar kanë qenë personazhet e njohur të ekranit si në Shqipëri edhe jashtë saj. Në vendin tonë disa nga nënat më të njohura si prsh: Miriam Cani, Rezarta Shkurta, Adrola Dushi, Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi kanë publikuar herë pas here momente të ëmbla pranë fëmijëve të tyre. Ndër to edhe foto ku shfaqen duke i puthur të vegjlit në buzë, postime këto që jo rrallëherë kanë hapur diskutime publike.

Por a është e gabuar të puthësh fëmijën në buzë? Sigurisht çdo person ka këndvështrimin e tij dhe zgjedhë të mendojë siç dëshiron, por ka disa arsye të cilat janë parashtruar nga studimet shkencore, të mbështetura nga psikologë të mirënjohur të cilat na tregojnë se ky veprim nuk është aspak i gabuar, por vetëm një shprehje afeksioni në mënyrë të çiltër dhe të padëmshme.

Sipas një studimi të publikuar në ‘Family Education’, të puthësh fëmijën në buzë nuk është aspak problematike. Madje ka disa përfitime mendore dhe shëndetësore në atë veprim. Kur ne puthim dikë, truri lëshon tre kimikate: dopaminë, oxytocin dhe serotonin. Oxytocini është i njëjti kimikat që lëshohet kur nëna ushqen me gji fëmijën dhe është esencial në ndërtimin e një marrëdhënieje të mirë mes fëmijës dhe prindit. Puthja ul gjithashtu nivelin e kortizolit që është përgjegjës për stresin që përjetojmë të gjithë. Gjithashtu ul presionin e gjakut.

Ndjesitë apo mendimet që e bëjnë puthjen në buzë të shikohet si diçka më e thellë dhe në këndvështrim më intim lidhen vetëm me mënyrën e të menduarit mes dy personave dhe nuk kanë aspak të bëjnë me vetë veprimin. Afeksioni i treguar ndaj fëmijëve në mënyra që vetë prindi zgjedh t’i zbatojë ndikojnë vetëm në rritjen e vetëbesimit dhe në formimin e një karakteri të shëndoshë. / revistawho.com