Ledjana është larguar nga “Përputhen”, por jo nga Mevlani. Edhe pse ajo nuk është më pjesë e “Përputhen”, po e vazhdon jashtë njohjen me Mevlanin. Këtë e ka zbuluar opinionisti Arjan Konomi, i cili ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet pranë çiftit.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, në 9 muaj në “Përputhen”, shumë njerëz më kanë plasur shpirtin, ama për dy veta më ka plasur edhe zemra. Do thoni ju kush janë këta? Ja i kam këtu pranë”, shprehet Arjani në video teksa filmon Ledjanën dhe Mevlanin, të cilët shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Ndërkohë Ledjana pak ditë më parë për largimin e saj u shpreh: “Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka, kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”