Zuhal vazhdon të sillet sikur e do Jusufin dhe i përgatit atij ëmbëlsirën e preferuar. Sado përpiqet ajo nuk e zë dot vendin e Seherit. Jaman habitet nga veprimi i fundit që ndërmerr Seher, gjë që i vërteton atij qëllimin e saj jo të keq. Seher bisedon me Neslihanin për dashurinë dhe Jaman i dëgjon fshehurazi. Seher teksa flet ka në mendje Jamanin, por ai mendon se ajo po flet për Selimin. Seher thotë se ka bërë gabimin më të madh që është martuar. Jaman nxehet keq me Seherin dhe zihet sërish me të duke ia bërë jetën të vështirë. Seher shkon të gjejë ngushëllim tek Kiraz.