• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Jaman përzë Zuhalin nga shtëpia, nesër në “Amaneti”

Jaman i thotë Seherit se ka diçka të rëndësishme për t’i thënë. Seher vihet në siklet duke menduar se ai do i shprehë dashurinë. Momenti i tyre romantik prishet nga Zuhal, të cilën e kapin krizat nervore. Jaman shkon të mësojë çfarë po ndodh dhe Zuhal i thotë se Seher po e mashtron atë. Zuhal madje i tregon Jamanit se ka prova që Seher e ka tradhtuar, por i humbi ato. Jaman nuk i beson aspak Zuhalit dhe e përzë nga shtëpia. Ikbal i lutet Jamanit të mos e marrë këtë vendim, por ai është i vendosur. Neslihanit i vjedhin çantën teksa shkon të bëjë pazar.