Jaman vazhdon të sillet ashpër me Seherin. Ai e kyç në dhomë dhe shkon në park me Jusufin dhe Zuhalin. Pavarësisht se në shoqërinë e Zuhalit, Jaman kujton momentet me Seherin në park. Jusuf ndërkohë nuk kalon aspak bukur me Zuhalin dhe kërkon tezen e tij. Zuhal përpiqet të afrohet me Jamanin dhe bën foto me të e Jusufin. Bora e lë vetëm Neslihanin, por Firat i gjendet pranë. Jusuf kur rikthehet në shtëpi e gjen Seherin të kyçur në dhomë. Ajo kërcënon Jamanin dhe ky i fundit më në fund e lë të lirë, por duke i bërtitur. Seher nuk e përfill Jamanin dhe shkon të qetësojë Jusufin, i cili mendon se ajo nuk e do më. Seher përballet me Jamanin dhe ia thotë në sy se ai nuk do mund ta largojë kurrë ngë Jusuf dhe tani e tutje ajo do jetë një Seher tjetër.