Duke qenë se Adaleti mungon, Zuhal vë në siklet Seherin dhe i thotë të gatuajë ajo për të gjithë familjen. Seher pranon të gatuajë ndërsa Zuhal përfiton nga rasti për ta poshtëruar. Ali dhe Kiraz ngecin rrugës për tek xhaxha Osmani pasi makina përfundon në baltë. Jaman habitet kur gjen Seherin duke gatuar dhe i kërkon të përgatisë një pjatë të veçantë për Zijanë. Zuhal bëhet xheloze kur i gjen Seherin dhe Jamanin bashkë në kuzhinë. Jaman kap mat Zuhalin duke poshtëruar Seherin.