• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Jaman i shpreh ndjenjat e vërteta Seherit, këtë javë në “Amaneti”

Seher është ende në siklet pasi i duhet të fle me Jamanin natën. Ky i fundit dashurohet çdo ditë e më shumë me Seherin, por vendos të mos afrohet pa pëlqimin e saj. Ikbal detyrohet të heqë dorë nga hakmarrja tani që dasma u bë. Ferat përballet me Neslihanin dhe mëson se ajo është shërbëtore në shtëpinë e Seherit. Selim nuk heq dorë dhe përpiqet të shkatërrojë lumturinë e Seherit dhe Jamanit. Zuhal çmendet dhe shkon i thotë Jamanit se Seher e tradhton dhe kishte prova. Jaman përzë Zuhalin nga shtëpia. Jaman i shpreh ndjenjat Seherit dhe i thotë se gjithçka midis tyre është e vërtetë. Seher dhe Jaman nisin të sillen si një çift i vërtetë duke dalë për darkë bashkë./revistawho.com