• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Jaman i bën të papriturën Seherit, nesër në “Amaneti”

Ikbal dhe Zuhal arrijnë ta bindin Jamanin se Seher e ka tradhtuar. Jaman tanimë nuk ka më aspak besim tek Seher teksa kjo e fundit përpiqet të kuptojë pse ai sillet kaq ftohtë ndaj saj. Përballja e tyre do të jetë shumë e ashpër. Jaman e lëndon më keq Seherin me fjalët e tij. Ai i thotë se ajo nuk ka asnjë vlerë në sytë e tij. Seher i kujton ndjenjat që ata patën për njëri-tjetrin. Jaman bën të papriturën duke mohuar ndjenjat e duke u shprehur se e gjitha ishte një mashtrim për të fituar kujdestarinë e Jusufit. Ai i thotë Seherit se nuk i intereson nëse jashtë shtëpisë është gjallë apo e vdekur, por brenda do bëhet gjithçka si do ai. Seher largohet me lot në sy dhe ende pa një përgjigje pse Jaman ndryshoi papritur.