Pasi Jusufit i bie të fiktë, Jaman dhe Seher e dërgojnë me urgjencë në spital. Të dy tronditen nga kjo ngjarje. Jaman i jep zemër Seherit të qëndrojë e fortë. Adalet ndjek Neslihanin dhe sheh që ajo takohet me Borën. Jusuf zgjohet dhe doktoresha njofton Jamanin e Seherin se po i bëjnë disa analiza për të mësuar shkakun pse atij i ra të fiktë. Jusuf kërkon tezen dhe xhaxhain pranë tij. Seher dhe Jaman mes dhimbjes përpiqen të mos i bien në sy Jusufit që ata janë të mërzitur. Doktoresha njofton se Jusuf është diagnostikuar me leucemi.