• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jakub nuk rresht së surprizuari Afërditën, ja si e pret sportisti partneren e tij në aeroport

Midis udhëtimeve të shumta që i duhet të bëjë, këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj duket se e gjen gjithmonë kohën e duhur për të qenë sa më pranë partnerit të saj, Jakub Kindl. Ditën e sotme sportisti e ka pritur bashkëshorten e tij në aeroportin e Dusseldorf me një trëndafil të bardhë në dorë. Ka qenë Dreshaj ajo e cila ka ndarë këtë moment të ëmbël me të gjithë ndjekësit e saj, duke zbuluar kështu dhe emocionet që ka ndjerë nga kjo pritje e Jakub.

“Zemra ime”, ka shkruar këngëtarja krah videove ku shfaqej pranë Kindl në aeroport. Më pas çifti ka vazhduar për të darkuar bashkë sushi, momente të cilat i ka treguar vetë Afërdita.

Megjithatë mund të kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Jakub vendos ta surprizojë në këtë mënyrë bashkëshorten e tij. Ai është treguar mjaft i kujdesshëm duke i dërguar shpeshherë lule Afërditës kur kanë qenë në largësi. Me siguri nga gjithë këto momente speciale, Dreshaj duhet të ndihet një nga vajzat më me fat për dashurinë që merr nga Jakub./revistawho.com