Jada Pinkett Smith u shpreh se ka ardhur koha për t’u shëruar duke thyer kështu heshtjen pas incidentit që bëri kryefjalë të Oscars burrin e saj Will Smith. Ditën e sotme ajo postoi në Instagram shkrimin: “Kjo është koha për t’u shëruar dhe unë jam këtu për këtë gjë”.
Ky postim i thjeshtë nuk i adresohej në mënyrë direkte incidentit të së dielës mbrëma, por ndjekësit janë të bindur se lidhet me të.
Mbrëmjen e ceremonisë së Oscars, Chris bëri një shaka për flokët e Jadës, e cila vuan nga alopecia (që shkakton rënie të flokut). Chris insistoi që shakaja e tij ishte mjaft e mirë, por Will u nxeh dhe u ngjit në skenë për ta goditur me shpullë. Më pas, disa çaste pas incidentit, kur Will u ngjit në skenë për të marrë Çmimin e tij si Aktori më i mirë në “King Richard”, ai kërkoi ndjesë publike për shpullën drejtuar Chris./revistawho.com