Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, përmes rrjetit social ‘Instagram’ ka uruar vajzën e tij, Tarën, për ditën e parë të shkollës.
“Bija ime. Ti sot fillon shkollën, klasën e parë. Sot për ty fillon një epokë e re në jetën tënde, në fakt do të jetë pjesë shumë e bukur për ty. Jam i sigurt që do të më bësh krenar sepse je bija më e mirë që një baba mund të ketë. Unë marr frymë dhe jetoj për ty! Të uroj shumë suksese shpirti i babit”-shkruan Blero.