• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ja si t’i zbardhni dhëmbët me mollë

E gjithë bota është duke u frustruar nëse dhëmbët e tyre duken të verdhë. E pra, para se të filloni të kërkoni në të gjitha llojet e dyqaneve dhe farmacitë për produkte të cilat jo vetëm që nuk janë të efektshme, por për më tepër, janë plot kimikate dhe shtesa toksike të cilat do të dëmtojnë dhëmbët tuaj edhe më shumë, ajo që duhet të bëni është të provoni disa mjete 100% natyrale dhe të lira, të cilat mund t’i përgatisni vetë, në shtëpi. Por më e rëndësishme se ilaçi për problemin tuaj, është të dini shkaqet e problemit, për të shmangur ato më vonë, kështu që mund të parandaloni rishfaqjen e tij. Këtu janë disa nga shkaqet kryesore të dhëmbëve të verdhë: Njolla të shkaktuara nga faktorë ekzogjenë. Bakteret kroatofage që meren nga goja, duke pirë kafe, çaj, cigare, verë. Kjo ndodh kur substancat e ushqimeve vihen në kontakt me shtresën e smaltit të dhëmbëve. Njolla të shkaktuara nga mosha (një kombinim i shkaqeve endogjene dhe ekzogjene) – me plakjen, dhëmbët zverdhen dhe mund të jetë nevoja të shkoni më shpesh tek dentisti. Kjo, e kombinuar me faktorë ekzogjene kontribuojnë për zverdhjen e dhëmbëve me kalimin e kohës. Pra, në qoftë se keni këtë lloj problemi me dhëmbët tuaj, këtu është një ilaç natyral me mollë. Mollët janë magjike pasi përmirësojnë krijimin e pështymës, si dhe janë të pasura në vitaminë C, e cila ndihmon për të parandaluar gjendje periodontale. Ju mund të lani dhëmbët me një mollë të shtrydhur dhe në mënyrë efikase ato do të zbardhen. Përveç kësaj, mund të përzieni mollën me karrota dhe selino dhe rezultatet do të përmirësohen shumë. / Gazeta Express