• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ja si mund të keni flokë të shëndetshëm

Flokët mbeten një nga problemet kryesore të femrave. Të gjitha kanë provuar gjëra nga më të ndryshmet për të patur flokë sa më të shëndetshëm.  Ja disa këshilla:

1.Duhet të shmangni nxehtësinë nga flokët tuaj. Ju nuk duhet të përdorni piastër apo mjete tepër të nxehta për të ndryshuar modelin e flokëve. Në qoftë se dëshironi t’i bëni ato kaçurela mund të përdorni bigudina me avull, pasi nxehtësia e saj është më pak e dëmshme se masha.

  1. Mbani flokët pastër e lajini ato çdo ditë në qoftë se jetoni në një vënd me ndotje dhe lageshtirë ose kur punoni gjithë kohës jashtë. I lani një herë në dy ditë nese jetoni në zona rurale larg ndotësve apo në një klimë veçanërisht të thatë.
  2. Duhet të ushqehesh shëndetshëm. Një dietë e pasur me hekur , zink , acide omega- 3 yndyrore , proteina do të ndihmojë për të stimuluar rritjen e flokëve tuaj. Rekomandohet të konsumoni mish të kuq, mish pule dhe peshk. Ndihmojnë në rritjen, shkëlqimin dhe volumin e flokëve.
  3. Konsumoni vitaminat e nevojshme. Nga shumica e ushqimeve ju nuk merrni të gjitha vitaminat e duhura. Në momentin që dallohet mungesa e vitaminave në trup është tek thonjtë. Në qoftë se thonjtë tuaj nuk janë të shëndetshëm, atëherë as flokët tuaj nuk janë. Konsumi i vitaminave nuk duhet shmangur.
  4. Duhet të tregoni kujdes nga rrezet e diellit. Për t’u mbrojtur nga rrezet UV, nga era dhe kripa e detit ju duhet të aplikoni balsam në flokët tuaj. Në ditët e verës mund ta përdorni gjithmonë, pa patur nevojë për dush. Nuk duhet vendosur nga rrënja e deri në fund të flokëve, pasi kjo mënyrë e dëmton atë. Rekomandohet të vendoset në sasira të vogla në majat e flokëve.

6.I krihni ato siç duhet Përdoni një krehër të gjatë me dhëmbëza të mëdhaja, dhe gjithmonë krihi ato nga lart –posht për të shmangur nyjet e padëshiruara në flokë.