• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Who VIP

Ja si e festojnë personazhet VIP festën e Krishtlindjes ?!

Të gjithë jemi kuriozë për të ditur se si festojnë personazhet VIP, veçanërisht kur bëhet fjalë për një festë kaq komerciale dhe të rëndësishme siç është Krishtlindja. Të shohim sesi festojnë ata..

CHRISTINA AGUILERA

ANAHEIM, CA - NOVEMBER 06: In this handout photo provided by Disney Parks, Christina Aguilera poses with Minnie Mouse following the taping  of the 2011 Disney Parks Christmas Day Parade at Disney's Grand Californian Hotel & Spa  on November 06, 2011 in Anaheim, California. The performance airs on Christmas Day (December 25, 2011).(Photo by Paul Hiffmeyer/Disney Parks via Getty Images)

Christina Aguilera i feston Krishtlindjen më shumë nga të gjithë, pasi në prag të këtyre festave këngëtarja ka ditëlindjen. Ajo ka treguar se kjo është periudha e saj më e preferuar e vitit. “Merry Grinchmas!”  ka shkruar këngëtarja në Instagram.

NINA DOBREV

The Vampire Diaries — “Christmas Through Your Eyes” — Image Number: VD610a_0192.jpg — Pictured (L-R): Kat Graham as Bonnie and Nina Dobrev as Elena — Photo: Bob Mahoney/The CW — © 2014 The CW Network, LLC. All rights reserved.

Aktorja Nina Dobrev ka nisur t’i festojë herët festat e fundvitit. Të paktën kështu ka thënë vetë ajo, ndërsa ka postuar një foto nga pushimet e saj në Deer Valley, ku siç duket, po argëtohet shumë.

 

LUDACRIS

LUDACRIS

Epo kush do ta mendonte që një reper si Ludacris të angazhohej dhe të zbukuronte pemën e Krishtlindjeve?  Ai ka treguar se ka zbukuruar më shumë se gjysmën e pemës, ndërsa fansat i ka uruar duke thënë, “Merry Ludacrismas from me”.

 

 

 

 

ABIGAIL BRESLIN

ABIGAIL BRESLIN e

Ndërsa aktorja Abigail Breslin po përgatitet për festat me një thes me dhurata. Me siguri, Abigail nuk i ka të gjitha ato dhurata për vete. Në fakt ajo i ka shpërndarë gjatë një eventi të përvitshëm në New York, të quajtur “Holiday in the Hangar”.

ICE CUBE, KEVIN HART & CAM NEWTON

ICE CUBE, KEVIN HART & CAM NEWTON

Edhe reperi Ice Cube, së bashku me miqtë e tij Kevin Hart dhe Cam Newton janë përfshirë në atmosferën e festave. Të veshur me pulovrat tipike për Krishtlindje dhe kapelën e babagjyshit, ata kanë buzëqeshur përpara objektivit, ndërsa Kevin Heart është emocionuar aq shumë nga festa surprizë e miqve të tij, saqë ka thënë, “jam duke vdekur”.

BEYONCÉ

Beyonce-1

Ndryshe nga të gjithë, Beyonce nuk ka zbukuruar pemën e Krishtlindjeve, por është “zbukuruar vetë”. Këngëtarja e famshme e “Crazy in Love” është treguar vërtet e çmendur kur është shfaqur e veshur si Pema e Vitit të ri, gjatë një feste.

GISELE BÜNDCHEN & TOM BRADY

GISELE BÜNDCHEN & TOM BRADY

GISELE BÜNDCHEN & TOM BRADY 2

Modelja e njohur Gisele Bündchen është kujdesur vetë për dekorimin e shtëpisë për këto festa. Sforcot e saj janë vlerësuar edhe nga partneri Tom Brady, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se e vlerëson shumë që bashkëshortja ka rregulluar pemën, por megjithatë mendon se misioni nuk ka përfunduar. Brady ka thënë se tashmë familja e tij është gati për të festuar Krishtlindjet falë dashurisë së Giselë.

REESE WITHERSPOON

rese

Modelja dhe aktorja Reese Witherspoon është takuar personalisht me Santa Claus. E veshur me një fustan festiv, Reese ka thënë se ajo madje jeton me Babagjyshin, ndërsa pyet fansat nëse kanë ndonjë kërkesë për të.