• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Ja si dukej Hillary Clinton në vitin 1969…

Hillary Clinton, e njohur dikur në rini me emrin Hillary Diane Rodham, ishte motra më e madhe e dy vëllezërve dhe e bija e dy prindërve të dashur, politikisht konservatorë nga periferia e “Park Ridge.

Inteligjente, intensivisht kurioze dhe, në një moshë të re, në kërkim të mënyrave për të kontribuar disi në botën rreth, Hillary Rodham u regjistrua në Wellesley College në vjeshtë të vitit 1965. Pikërisht aty, në Massachusetts, republikania e moderuar iu nënshtrua si fillim një transformimi (ajo mund ta karakterizojë atë si “një evolucion”), për t’u kthyer në demokrat.

Deri në kohën që ajo u diplomua nga Wellesley në maj të vitit 1969, Hillary Rodham ishte shquar si një figurë e dukshme,  ajo u shfaq së bashku me katër folëse të tjera nga katër shkolla të ndryshme në një shkrim të 20 qershorit 1969, në një artikull me titull, thjesht, “Klasa e ’69.”

Fjalimi i saj ishte, ndoshta jo befasisht, më pak grishës dhe konfrontues sesa ata të folëseve të tjera studentore të cituara në këtë çështje. Që në vitin 1969, Hillary po tregonte shenja e aftësisë së saj të jashtëzakonshëm për të moduluar mesazhin e saj, – pa e luhatur apo kompromentuar atë, – i cili na ndihmon për të për të shpjeguar suksesin e saj të madh në jetën publike.

Në çdo dalje të saj ajo demonstronte se ishte një femër e shkathët, me intelekt, një grua e re gjakftohtë, kishte shprehi të mira dhe gjeste duarsh të admirueshme për të qenë një lider. Madje ka nga ata që thonë se jo pak “e kanë ndihmuar edhe syzet e saj”.

Syri.net

h3

h2

h1