Edhe pse është vetëm 5-vjeç, vajza e Beyonce po mësohet se si të jetë një diva e klasit të parë. Veshja e Blue Ivy, në premierën e filmit “E bukura dhe Bisha” ka kapur një vlerë prej 26.000 dollarë dhe i përket firmës “Gucci”. Ndërkohë që paraqitja e Beyonce dhe familjes së saj në “El Capital Theatre” ishte e papritur, këngëtarja dhe vajza e saj kanë arritur të bëhen qendra e vëmendjes. Bey, e cila është në pritje të dy binjakëve, ka postuar disa foto në uebsajtin beyonce.com, ditën e hënë, duke zbuluar se ajo ka qënë e pranishme në këtë event së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj./topalbaniaradio