• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Ja që edhe Selena Gomez inspirohet për veshjen, për më tepër nga koleget e saj

Selena ka investuar mjaft mirë për krijimin e pamjes së saj ,gjithmonë tepër klasike dhe sensuale. Nuk mund të lëmë pa përmendur momente të mira edhe evolucion në udhëtimin e modës së Selenës. Pas një fjalimi që Selena mbajti mendja na mbeti tek fakti se Taylor Swift dhe Britney Spears ndikuan në stilin e saj gjatë performancave në skenë.

“Të them të drejtën, kur isha më e re, Taylor më frymëzoi shumë kur bëhej fjalë për veshjet dhe veshjet e skenës”, tha ajo ndërsa foli për fustanin mbushur me gura në videoklipin “Love You Like a Love Song” në 2011.

Ndërsa Gomez u betua se “kurrë nuk do të më shihni të vishem ashtu”. Duket se veshja i paska shërbyer në atë kohë, por tani nuk ndan të njëjtin mendim.