• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Këshilla

Ja pse temperatura e dhomës ku flini duhet të jetë e ulët…

Temperatura në dhomë rekomandohet të jetë 15 deri në 19 gradë celsius në mënyrë që organizmi të bjerë në qetësi. Rreth një orë e gjysmë përpara se organizmi të qetësohet, temperatura e trupit ulet ndjeshëm. Ky proces do të vështirësohet shumë nëse ne nuk “bashkëpunojmë”.

1.Sipas Naturopathes Natasha Turner, temperatura e ulët e dhomës ndihmon trupin tuaj të prodhojë melatonin, një nga hormonet më të rëndësishme anti-plakje.

2.Ju do të humbni peshë dhe do të jeni më pak të stresuar. Kortizoli është i njohur si “hormoni i stresit.” Ai shkakton shtim në peshë dhe depresion. Duke fjetur në një ambient të freskët, nivelet e këtij hormoni ekuilibrohen duke na lejuar të kalojmë një natë të qetë.

3.Sipas një studimi në revistën Diabetes, duke fjetur në një dhomë të ftohtë, zvogëloni rrezikun e sëmundjeve metabolike si diabeti.