Sonte do të luajmë pa tekst”, që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar, Olta Gixhari u komentua për puthjen që i bëri në gjoks koleges së saj, Olta Daku.
Direkt pas kësaj performance miqësore mes tyre, vjen një lajm nga jeta private e saj, pasi i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin 23-vjeçar, shkruan Opinion.al.
Artistja ka preferuar të qëndrojë në heshtje, duke e pohuar me një arratisje pa partner pranë liqenit të Pogradecit.
Ajo ka postuar foto duke shijuar fruta e verë me mikeshën e saj aktore, Niada Saliasi, pasi të dyja ishin pjesë e kastit të aktorëve në shfaqjen e fundit. Mediat e komentuan si një periudhë jo shumë e vështirë kjo postndarje për të.
Edhe pse përpiqej ta mbante larg paparacëve marrëdhënien e saj me Xhekun, ata u kapën mat për herë të parë në festën “Sekreti i ëmbël” të organizuar nga “Albtelecom”. Sinjalin e parë të historisë së re të dashurisë Olta e dha para disa muajsh, nga fotot e qejfit që postonte në rrjetet sociale.
Më vonë ishte vetë Xheku që postoi në profilin e tij në “Instagram” foton e parë me aktoren, duke dekonspiruar kështu lidhjen. Po kush është djaloshi zeshkan, disa vite më i ri se Olta, me të cilin ajo krijoi këtë lidhje stabël? Ai quhet Xhek Nasufi, student në degën e Ekonomisë, në një nga universitetet private në Tiranë. Eshtë shumë i apasionuar pas plazheve dhe peshkimit. Edhe pse ai e shoqëronte Oltën me vonesë në evente, në festën e prezantimit të 12 çmimeve të vitit në muzikë nga “Top Music Awards”, në “Folie Tarrace”, ra në sy mungesa e tij. Me sa duket, ata janë ndarë para se lajmi të pushtonte mediat sociale.