Benji Madden ka postuar një mesazh të ëmbël dedikuar bashkëshortes së tij, Cameron Diaz, e cila festoi ditën e djeshme 44-vjetorin e saj të lindjes. Rokeri dhe aktorja i kanë surprizuar të gjithë vitin e kaluar, kur shpallën martesën, pas thuajse 1 viti marrëdhënie. Benji 37-vjeç ka përdorur llogarinë e tij të Instagramit për të uruar bashkëshorten e tij, duke shkruar: “Gezuar ditëlindjen bashkëshortja ime e bukur. Ti je shoqja ime më e mirë dhe jam kaq me fat që të kam, ndonjëherë këtë gjë dua t’ja tregoj edhe botës. Bujare, e sjellshme, e dhembshur, altruiste, e thjeshtë, e kujdesshme, e duruar dhe besnike. Pak nga cilësitë me të cilat dua të të përshkruaj se kush je ti. Faleminderit që ekziston, unë jam një djalë me fat. Edhe shumë vite të tjera. Të dua Cameron”.