Në mbrëmjen e Këngës Magjike, përveç të pranishmëve të shumtë nga bota e artit është vënë re edhe prania e personaliteteve nga bota e politikës dhe medias.
Presidenti Meta dhe kryetari i baskisë së Tiranës Erjon Veliaj janë ulur prane njëri-tjetrit, ndërkohë që botuesi dhe pronari i mediave Aleksander Frangaj ndodhej i shoqëruar me bashkëshorten. Alba Amir gjendej në këtë event po ashtu me bashkëshort Even. Moderatori Arjan Çani, gjithashtu ishte në çift sonte. Deputeti Blendi Klosi shoqërohej nga Nora. Pak a shumë vendet e para VIP zihen miqtë e përhershëm të prezantuesit të mbrëmjes Ardit Gjebrea. Ndryshojnë këngët, por jo miqësitë e rreshtit të parë për Arditin vit pas viti në Këngën Magjike. /tiranapost.al