• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ja kështu, me një kafe e ca batuta ia paska rrëmbyer zemrën Amit, Ermal Mamaqi!

Amarda Toska ka vendosur të bëjë një intervistë të hapur me ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që i janë bërë.

Nga karriera, familja por edhe operacionet plastike, Ami na ka zbuluar edhe ne disa gjëra që nuk i dinim. Ajo ka treguar se të gjithë si familje nuk mblidhen shpesh, por shfrytëzojnë çdo moment për të krijuar kujtime së bashku.

Nëse keni ndonjë dyshim se Ami duket aq e mirë se ka kryer ndonjë ndërhyrje, përgjigja është e prerë “jo, shyqyr zotit”. Në pyetësor nuk mund të mungonte as një pyetje sesi kishte mundur Ermal Mamaqi t’i rrëmbente zemrën. Arsenali i tij, duket se ka qenë humori dhe këmbëngulja e madhe; “ ja kështu me një kafe, ca batuta, ca surpriza dhe shumëëë kujdes që të më kishte në mbikqyrje. Me gjëra të vogla dmth”, shkruan Ami në Insta-story-n e saj.

Gjithashtu, Amarda, e cila i është dedikuar 100% biznesit të saj ka rrëfyer se asnjë projekt i paraqitur nuk e justifikon kthimin në ekran për momentin./revistawho.com