• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ja këshilla e grimierit shqiptar të Kim-it për një make up sa më të qëndrueshëm

Mario Dedivanoviq, grimieri i Kim Kardashianit, ka zbuluar trukun i cili ndihmon që buzëkuqi të mos bjerë dhe të jetë më i qëndrueshëm në buzë. Mario ka zbuluar që kur grimon Kimin, në buzë dhe faqe i vë pudër bebi para se t’ia lyejë buzët. Në atë mënyrë buzëkuqi qëndron në buzë dhe nuk hiqet. Pastaj me brushë heq pudrën.

Si funksionon: pjesët poshtë syrit dhe poshtë buzëve, mbushen me pudër të bardhë, duke tharë kështu lëkurën në mënyrë që as lapsi, as toni i syve dhe as buzëkuqi, të mos rrjedhin nëpër fytyrë.

Kjo siguron një grim jetëgjatë, që duket fringo i ri edhe pas 10 orësh kërcimi.

Pasi të keni përhapur bazën në fytyrë, vendosni pudrën e bardhë poshtë syve dhe poshtë buzëve, sa më shumë që të mundeni. Më pas, me një furçë pastroni pudrën e tepërt.