• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ja disa nga ushqimet që duhet të përdorim për të luftuar Koronavirusin

Virusi që ka pushtuar kohët e fundit shumë vende të botës është Koronavirusi. Për të përballuar këtë virus duhet të kemi një imunitet të fortë. Rol kyç luan mënyra e të ushqyerit shëndetshëm.

Më poshtë do të gjeni disa ushqime të cilat nuk duhet t’i mungojnë tavolinës tuaj në këto ditë të vështira.

Portokalli, limoni, qitro kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila nxit prodhimin e rruazave të bardha në gjak. Këto të fundit luftojnë infeksionet që futen në organizëm.

Speci i kuq përmban dyfishin e vitaminës C krahasuar me frutat e lartpërmendura. Kështu, pjatës së perimeve nuk duhet t’ia ndani këtë produkt kaq të rëndësishëm.

Brokoli përmban vitaminën A, C dhe E, si dhe është i pasur me antioksidantë dhe fibra.

Xhinxheri njihet për uljen e rrezikut ndaj inflamacionit, si dhe lufton mikrobet që mblidhen në fyt.

Spinaqi është i pasur në antioksidantë dhe vitaminë C, prandaj konsiderohet si ideali për rritjen e imunitetit.

Kosi ka përmbajtje të lartë të vitaminës D, që do të ndihmojë organizmin të luftojë infeksionet apo mikrobet e dëmshme në periudhë gripi.

Bajamet janë të pasura me vitaminë E, që mban vendin e dytë pas vitaminës C për nga rëndësia. Një filxhan bajame në ditë do të mbajë larg infeksionet.

Çaji jeshil ndihmon në pastrimin e organizmit nga lëndët e padëshiruara, falë përmbajtjes së antioksidantëve. Kështu, nëse po mendoni të përfshini lëngjet e ngrohta në regjimin tuaj ditor, çaji jeshil duhet të mbajë vendin e parë.

Supë me kocka. Supa kockore është shumë e lartë me vitamina dhe minerale dhe veçanërisht e dobishme për kushtet e frymëmarjes.

Hudhra, qepa ndihmojnë në luftimin e infeksionit, forcojnë sistemin imunitar.

Gjithashtu dhe kërpudhat forcojnë sitstemin imunitar dhe kanë veti anti-inflamatore.