• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ja disa mënyra për të lehtësuar dhimbjet gjatë periodave

Zakonisht në ditët e para të menstruacioneve, përveçse ndihemi të këputur dhe të përgjumur, ndjejmë edhe një dhimbje në mes, ndonjëherë aq të padurueshme sa detyrohemi të shkojmë tek barnatorja për të blerë qetësues. Por përpara se ta bëni këtë, më e mira është të provoni mënyrat natyrale për t’u qetësuar nga dhimbjet menstruale, me anë të çajrave apo erëzave që çdokush, e përsërisim, çdokush, mund t’i ketë në shtëpi.

1. Xhenxhefili

Zieni xhenxhefilin; mund ta pini në formë çaji ose mund ta përdorni në gatime. Është një qetësues shumë i mirë për stomakun dhe dhimbjet nga periodat.

2. Kanella

Duke hedhur pakëz kanellë në çaj, apo në ushqimet tuaja, do ta ndjeni veten më të lehtësuar nga dhimbjet.

3. Çaji i kamomilit

Është padyshim çaji më qetësues, dhe përveç muskujve, nervave dhe gjithçkaje tjetër, kamomili ndihmon edhe në lehtësimin e dhimbjeve të periodave.

4. Kopra

Kopra është e mrekullueshme për të ndihmuar tretjen dhe qarkullimin e gjakut, ndaj është kurdoherë një ide e mirë edhe kur keni dhimbje nga periodat.

5. Borziloku

Një qetësues natyral që lehtëson çdo lloj dhimbjeje, borziloku mund të përdoret në sallatë apo i zier në formë çaji.