• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Ja disa mёnyra si tё keni flokё tё shёndetshёm

1) Shpeshtёsia e larjes sё flokut varet nga lloji i tij, nё rast se floku juaj ёshtё i hollё atёherё duhet larё thuajse ҫdo ditё, nё tё kundёrt nёse ёshtё i trashё duhet larё njё herё nё dy ditё ose njё\dy herё nё javё.

2) Uleni temperaturёn e ujit. Me siguri i lani flokёt nё temperatura tё larta tё cilat shkaktojne ҫarjen dhe e bёjnё mё tё hapur ndaj thatёsisё.

3) Pёrdorni shampo nё masёn e njё monedhe, vetёm aq produkt ju duhet nё tё vёrtetё. Masazhoni rrёnjёt dhe me ujё shpёrndajeni nё tё gjithё flokun.

4) Ndёrroji shpesh shampot. Shampoja duhet ndёrruar njё herё nё muaj minimalisht dhe rekomandohet tё pёrdoret produkt pa ngjyrё, pra me masё tё tejdukshme.

5) Konsideroni si opsion ta ndёrroni balsamin tuaj me maskё flokёsh, pasi maska bёn qё ngjyra e flokut tё ruhet sa mё gjatё dhe e hidraton atё mё sё miri, pra mund tё shpёtoni nga takimet e shpeshta nёpёr sallonet e bukurisё.