Këngëtarja shkupjane Tuna, pak kohë më parë ka përfunduar lidhjen e shumë përfolur me Cozman. Kohët e fundit ajo është parë shumë në shoqëri të Yll Limanit, kështu disa media duke konstatuar se mes tyre ka diçka, por Ylli e ka mohuar një gjë të tillë. Burime të afërta me çiftin thonë që artistja seksi është në lidhje me vëllain e Robert Berishës, Patrisin. Patrisi dhe Tuna janë parë bashkë në disa vende, fotografi këto që vetë këngëtarja i ka publikuar në Snapchat. I kontaktuar nga Lajmi, Patris Berisha tha se kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje, kur u pyet nëse janë në lidhje, u nervozua. Ai tha që kurrë më mos të pyetet për këtë çështje. “Jo nuk është aspak e vërtetë, nuk dua të flas për këtë çështje. Edhe kurrë më mos më kontaktoni për këtë punë”, tha ai. Edhe Tuna u kontaktua përmes mesazheve ndërsa këngëtarja nuk ka kthyer përgjigje./opinion.al