• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Ja çfarë të bëni në mëngjes për të patur në trup të shëndetshëm

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye, por duhet të jesh e sigurt që ta konsumosh si duhet. Nëse po përpiqesh të humbasësh kile, ja cilat janë tri rregullat që duhet t’i marrësh në konsideratë për vaktin e parë të ditës.
Ha shpejt – Studimet e fundit kanë treguar se të hash mëngjes me nxitim ndihmon metabolizmin, por në të njëjtën kohë ndihmon edhe të mos ndiesh uri më vonë, për të ngrënë gjëra të shpejta dhe të pashëndetshme.

Mos e teproni me çdo lloj ushqimi – qëndro larg ushqimeve të rënda që mund të ngarkojnë stomakun. Në vend të tyre, përpiqu të zgjedhësh ushqimet që stimulojnë tretjen dhe të mbajnë të ngopur.

Kontrollo porcionet – Një mëngjes i mirë dhe i plotë mund të të ndihmojë të jesh gjithë ditën e ngopur, por qëllimi është të mos e teprosh, nëse do të humbasësh peshë. Kështu, çdo ditë mund të kontrollosh kaloritë që merr, në mënyrë që t’i djegësh gjatë ditës, por edhe për mëngjesin mund t’i përcaktosh vetes një racion dhe ta respektosh çdo ditë./revistawho.com