A jeni kuriozë të dini se çfarë ndodh me trupin tuaj pas një filxhani kafeje. Më poshtë do të gjeni të detajuar ndikimin që ka kafeja në trupin tuaj:
10 minutat e parë:
Kafeina hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut. Zemra juaj rrah dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.
20 minuta:
Filloni të ndjeheni më të përqendruar. Më lehtë merrni vendime dhe zgjidhni problemet. Kafeina mund të ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur, duke u lidhur me receptorët e trurit tuaj.
30 minuta:
Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo mund të ju dërgojë në vizion më të mprehtë.
40 minuta:
Niveli i serotinës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo përmirëson funksionimin e neuroneve, të cilët rrisin fuqinë e muskujve.
4 orë:
Kafeja mund të rrisë shkallën, në të cilën qelizat mund të lirojnë energji. Kur kjo të ndodhë, trupi juaj fillon të ulë yndyrat, madje edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina, gjithashtu, stimulon dhe rrit prodhimin e acidit në stomak.
6 orë:
Kafeina në kafe shkakton efektin e urinimit. Përveç ujit, trupi juaj humb edhe disa vitamina dhe minerale esenciale. Kjo mund të dërgojë në një çrregullim të metabolizmit të kalciumit.