Instragrami rrjeti social më “in” i momentit e ngadalëson dhe e dobëson shumë baterinë e telefonit tuaj.
Duke e përdorur vazhdimisht aplikacionin, ai mund ta ‘dëmtojë’ baterinë dhe ta bëjë rrëmujë vendin ku i keni të ruajtura fotografitë.
Por për ta shpëtuar telefonin tuaj, duhet të ndaloni njoftimet dhe mund t’i shihni ato kur të hyni në aplikacion.
Shkoni tek ikona e profilit, klikoni Options, dhe më pas cilësimet tek Push Notification. Tjetra që duhet ta bëni është ta pastroni listën e kamerës. Dihet se nëse nuk e keni rregulluar vetë, Instagramin në mënyrë automatike i ruan fotografitë në celularin tuaj. Ju nuk keni nevojë për ato foto, seriozisht.
Kështu, shkoni tek profili, shtypini Options, dhe më pas shkoni tek “Save Original Photos” dhe ndalojeni atë (bëjeni off). /Ekspress