Për Bieta Sulon kjo është mënyra më e mirë për të nisur ditën: një përqafim me të birin, Kroin, një foto me të dhe pastaj rikthimi në mend i çastit gjatë gjithë ditës për të kaluar çdo moment të pakëndshëm.
“Në nxitimin me të cilin dita nis, përkëdhelja, përqafimi dhe fjalët e ëmbla të fëmijës janë paqja dhe energjia në të njëjtën kohë…që të mbajnë karikuar gjatë gjithë kohës në vijim. Kushtoji vëmendjen maksimale këtyre çasteve, të tjerat do të zgjidhen si me magji. P.s Orë më parë kjo foto, se s’të falni presjen ju”, ka shkruar autorja e programit të pasdites në ‘Top Channel’, krah momentit me vogëlushin.
Siç duket Bieta e ka nisur ditën në mënyrën më të bukur duke ndarë me ndjekësit edhe këtë mesazh të vlefshëm ku vëmendjen maksimale sipas saj duhet ta marrin gjithmonë përqafimet, përkëdheljet dhe fjalët e ëmbla./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CHIG101H1VP/?igshid=