• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

‘Ja arritëm me mund e djersë’, Shivai jep lamtumirën dhe prek zemrat e fansave

Serialit “Bixhoz me dashurinë” në Indi i ka ardhur fundi. Regjisorja e serialit ka njoftuar se këtë muaj do të transmetohen episodet e fundit. “Bixhoz me dashurinë” ishte një ndër serialet më të ndjekur në vitin 2016 kur nisi transmetimin në kanalin indian “Star plus” dhe kështu vazhdoi edhe në vitin 2017. Vitin e kaluar serialit filloi t’i binte shikueshmëria e kjo detyroi regjisoren të ndryshonte komplet skenar. Në dhjetor të vitit 2018 ajo largoi nga kasti i aktorëve shumë emra të njohur ndër to edhe Surbhi Chandnën që luan rolin e Anikës. Ky largim shkaktoi shumë bujë dhe fansat e serialit në Indi kërkonin me ngulm rikthimin e aktores. Prej dhjetorit e deri tani në rol kryesor ishte vetëm Nakul Mehta i cili luan rolin e Shivait. Largimi i aktorëve të tjerë dhe Anikës shkaktoi edhe më shumë ulje të shikueshmërisë. Duke mos e arritur sërish suksesin e dikurshëm regjisorja ka vendosur ta mbyllë serialin këtë muaj në Indi. Këtë e ka konfirmuar edhe Nakul Mehta i cili i ka prekur të gjithë me postimin e tij të fundit në Instagram të cilin jua sjellim më poshtë. “3 vite. Më shumë se 750 episode. Më shumë se 1000 ndryshime. 99999 mund e djersë. Dhe dashuri e përjetshme. Këto janë dy javët e fundit të Bixhoz me dashurinë derisa të transmetohet episodi final në 15 mars. Është e vështirë të përshkruash pafundësinë e emocioneve që kam brenda meje. Nëse do e pyesja djaloshin në foton e kapur në vitin 2015, nëse ky udhëtim ishte gjithçka çfarë kishte imagjinuar, ai do përgjigjej me një buzëqeshje të dukshme sot. Marr lejen ta them këtë në emër të të gjithë kastit dhe stafit, që ne dhamë gjithçka. Nuk lamë përgjys asgjë. Ne u përpoqëm, dështuam, ja arritëm. Kishte ditë të vështira por edhe të mira. Më e mirë nga gjithçka është që ne bëmë atë që donim të bënim. Gjithçka ndjej tani është mirënjohje e madhe për të gjithë ata që bashkëpunuan në këtë udhëtim dhe ata që e bënë të tyren. Është java jonë e fundit që xhirojmë dhe mezi po pres të festoj me të gjithë ju, partnerët e këtij udhëtimi”-shkruan aktori. Kujtojmë që seriali “Bixhoz me dashurinë” vazhdon ende transmetimin në TV Klan./revistawho.com