Me rastin e 20-vjetorit të albumit të saj të dytë “J.Lo”, Jennifer Lopez ka rikrijuar një nga momentet e videoklipit të saj më ikonë “Love don’t cost a thing”. Me të njëjtin model flokësh, e veshur me kostum të bardhë dhe bluzë të stampuar me albumin e saj, Lopez u shfaq në plazh duke hedhur bizhuteritë, fiks siç vepron edhe në klipin e 20 viteve më parë.
“Gëzuar 20-vjetorin e albumit tim të dytë J.Lo. Bëra pak qejf në xhirimet e fundit”-shkroi këngëtarja.
Dikur 31 vjeç në videoklipin e “Love don’t cost a thing”, sot 51, por sërish Lopez shfaqet në super formë.
View this post on Instagram
Këngëtarja nuk e bëri kurrë të ditur se kujt ia dedikonte këngën. Asokohe Lopez ka qenë në një lidhje me Diddy-n, i cili ishte gjithashtu tekstshkruesi dhe producenti i disa prej këngëve të albumit.