Nëse ka një pyetje që i drejtojnë J.Lo-s është: Si ka mundësi që duket kaq e re dhe në formë edhe pse 51 vjeç? Diva duket se nuk ka ndërmend të mbajë më sekrete dhe pasi na zbuloi që për fytyrën e saj gjithmonë ka përdorur vaj ulliri, për trupin ajo tregon se sekretin e zbuloi në moshën 51-vjeçare.
Lopez tregon se në të njëzetat dhe të tridhjetat bënte palestër, por jo si tani. Vetëm së fundmi ka arritur të punojë fort dhe me zgjuarsi për trupin e saj.
“Mendoj se tani jam në formën më të mirë që kam patur gjatë jetës. Në të njëzetat dhe të tridhjetat bëja palestër, por jo si tani. Nuk bëj më shumë palestër, por punoj fort dhe me zgjuarsi. Dhe nuk më merr aq kohë sa më merrte në të kaluarën”-tha J.Lo.