Can Yaman ka fituar shumë popullaritet që prej rolit të tij në serialin “Erkenci kus”. Aktori me origjinë shqiptare, i lindur dhe i rritur në Turqi, tashmë ka miliona fansa në të gjithë botën. Megjithatë duket se italianët janë fansat më të çmendur pas tij. Mjafton të kujtojmë këtu që sa herë Can shkon në Itali, mijëra fansa mblidhen para hotelit të tij për ta parë nga afër. Apo le të kujtojmë edhe rastin e fundit kur një pastiçeri realizoi një akullore që mbante emrin e aktorit. Një tjetër çudi vjen nga italianët dhe bëhet e ditur se gazetarja Floriana Rullo ka shkruar një libër për Canin. “Can Yaman të dua përgjithmonë”-mban titullin libri që flet për jetën e aktorit dhe anektoda nga serialet e tij. “Interesi për librin është shumë i lartë. Italianët janë shumë kurioz për Canin”-tha gazetarja Floriana Rullo e cila punon për gazetën prestigjioze Corriere della Sera. Libri për jetën e aktorit shitet për 12.9 euro./revistawho.com